Latifi mbledhë inxhinierët e arkitektët, do një projekt që t’i parandalojë vërshimet në Rahovec

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbledhur sot në një takim arkitektë e inxhinierë të komunës për të gjetur zgjidhje për gjendjen e krijuar pas vërshineve të fundit.

Ai ka thënë se në këtë takim është vendosur që të punohet intensivisht për të krijuar një projekt që vërshimet të mos e afektojnë më komunën e Rahovecit.

Njoftimi i plotë:

Dy javët e fundit, Rahoveci ka pasur vërshime të shumta, të cilat padyshim se janë shqetësuese për qytetarët dhe për ne si qeverisje!

Me qëllim që të gjejmë një zgjidhje permanente ndaj këtij problemi që po përsëritet tash e shumë herë, sot kam pasur takim me arkitektë dhe inxhinierë nga Komuna e Rahovecit.

Është vendosur që bashkë të punojmë inensivisht dhe të dalim me një projekt ideor i cili njëherë e mirë do i jepte fund këtij problemi të madh e të kamotshëm me të cilin po ballafaqohemi si komunë!

Reklama