Latifi: Mbështetja e kandidatëve tanë për deputetë është nisje e re për Rahovecin

Smajl Latifi bashkë me kandidatët për deputetë të AAK-së, kanë mbajtur dje një takim me mbështetës nga qyteti i Rahovecit,

Kryetari i Degës së AAK-së, Latifi, e ka quajtur frymë mobilizimi për Aleancën energjinë që po e gjen në takime.

“Frymë mobilizimi për Aleancën në Rahovec. Frymëzues bashkëbisedimi i sotëm me njerëz të mrekullueshëm të Rahovecit. Rahoveci, na dëshmoi sonte që jemi në rrugë të drejtë për fitore të merituar, por duhet të punojmë bashkë, që kjo frymë e mirë të kthehet në votë masive, më 14 shkurt”, ka shkruari.

Ai ka thënë se mbështetja për kandidatët për deputetë, është një nisje e re për Rahovecin.

“Vazhdoni mbështeteni fuqishëm Aleancën dhe kandidatët tanë për deputet që 14 shkurti të jetë një nisje e re për Rahovecin e për Kosovën! Faleminderit shumë!”, ka shkruar në fund Latifi.

 

Reklama