Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi e ka mirëpritur vendimin e sotshëm të Qeverisë për të kompensuar dëmet e shaktuara nga breshëri i vitit të kaluar në bujqësinë vendase.
Latifi, nëpërmjet një komenti në Facebook, shkruan se ‘ky është një vendim i madh dhe i drejtë’, transmeton RahoPress.
Ai e ka falënderuar publikisht kryeministrin Ramush Haradinaj për vendimin e marrë, duke premtuar se komuna që udhëheq ai do t’i përëkrah në potencial të plotë fermerët ëe Rahovecit.
Komenti i plotë;
Lajm i mirë!
Qeveria e Kosovës mori sot vendim për të ndarë 1 milionë euro për dëmet e shkaktuara në bujqësinë e Rahovecit nga breshëri dhe vërshimet!
Ky është një vendim i madh dhe i drejtë, pas kërkesave të shumta nga Komuna e Rahovecit dhe zotimeve të qeverisë, andaj e falënderojmë Kryeministrin RAMUSH HARADINAJ dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Uroj fermerët e Rahovecit të cilët do të vazhdojmë t’i përkrahim me të gjitha kapacitetet e do të jemi pranë tyre për çdo nevojë e kërkesë që kanë e që është në të mirën e zhvillimit të bujqësisë në Rahovec!
Do të jemi në krah të fermerëve dhe në mënyrë proaktive do të kërkojmë e punojmë së bashku me Qeverinë tonë dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj që të gjejmë mundësi të reja për dëmshpërblim të bujqëve tanë të dëmtuar.