Latifi: Koha kur zgjedhjet fitoheshin me zhurmë ka kaluar, tani duhen ide dhe punë

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar në mandatin e radhës, Smajl Latifi ka thënë se koha kur zgjedhjet fitoheshin me zhurmë ka kaluar.

Latifi ka thënë se tani kërkohen ide konkrete, program i qartë dhe vizion politik.

“Qytetari për ta dhënë votën kërkon ide konkrete, program të qartë e vizion politik. Andaj ne po shpalosim programin tonë kudo që jemi, në takime me qytetarë a në televizion, në rrjete sociale a në qytet e fshatra. Jemi të vetmit që kemi program të shkruar e zotime konkrete. Faleminderit shumë për mesazhet e shumta pozitive pas debatit të sotshëm! Bashkë, drejt fitores sonë të madhe”, ka thënë Latifi.

Reklama