Latifi: Kemi ndërmarrë masat e nevojshme që procesi mësimor të vazhdojë pa pengesa

Sot kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin Fatmir Iska, si dhe me drejtorin e Arsimit, Avni Morina, kanë vizituar disa shkolla nëpër Komunën e Rahovecit në ditën e parë të shkollës.

Atifi ka njoftuar se komuna ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, që procesi të vazhdojë sa më mirë.
Njoftimi i plotë:

Së bashku me drejtorin e arsimit dhe nënkryetarin e komunës, ishim sot në disa shkolla të komunës sonë për të parë nga afër ecurinë e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/2021.

Task Forca Komunale në nivel të DKA-së është në koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me Task Forcat e Shkollave, për të siguruar kushte sa më të mira për të zhvilluar mësimin në kushte e rrethana pandemie.

Si komunë, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, siç janë dezinfektimi i shkollave dhe pajisja e tyre me maska, dezinfektues dhe pajisje higjienike.

Nga Drejtoria e Arsimit u informuam se procesi mësimor në të gjitha institucionet edukativo arsimore të komunës sonë ka filluar normalisht, pa probleme dhe në përputhje të plotë me planin e veprimit të Task Forcës Komunale në nivel të DKA-së.

Të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve, ju urojmë fillimin e mbarë të vitit shkollor 2020/2021!

#mbanimaska
#mbanidistancën
#mbanihigjienënpersonale
SL

Reklama