Latifi jep një lajm të mirë për ata që u dëmtuan nga vërshimet e janarit

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar se pas vlerësimit të dëmeve në amvisëri, si pasoje e reshjeve te muajve të fundit, MAP ka ndarë 151 mijë euro për të dëmtuarit.

Latifi ka theksuar se me këtë shumë i bie qe do të kompensohet 28% e dëmeve të shkaktuara.

Të nderuar qytetarë,

Ashtu siç edhe jeni të njoftuar komuna e Rahovecit, gjatë muajit janar si pasojë e përmbytjeve nga ujërat, ka pësuar dëme të mëdha, në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike.

Pas vlerësimit të dëmëve në amvisëri ju njoftojmë se MAP – i ka ndarë 151,000.00 € për komunën e Rahovecit, që i bie 28% të mbulimit të vlerës për të gjithë të dëmtuarit në amvisëri.

Nga java e ardhshme do të fillojmë me kompletimin e dokumetacioneve dhe pastaj të fillojmë me ndarjen e mjeteve për çdo familje. Nuk fo të ndalemi së vepruari për të ndarë mjete të tjera shtesë nga Qeveria e Kosovës e të bëhet kompensim ii të gjithë të dëmtuarve.

Poashtu, ju njoftojmë se jemi në pritje edhe për kompensimin edhe të dëmeve në bujqësi, biznese dhe në infrastrukturë publike.

Reklama