Latifi intensifikon vizitat: Përkrahje e fuqishme për Haradinajn dhe kandidatët tanë për deputetë

Kryetari i Degës së AAK-së Smajl Latifi sot ka vizituar disa fshatra të Rahvoecit si pjesë e fushatës zgjedhore të 14 shkurtit. Ai në disa prej fshatrave ka qenë bashkë me kandidatët e AAK-së për deputetë.

Vizitat i ka nisur në Malësi të Vogël e Gexhë.

“Malësia e Vogël dhe Gexha, ashtu si shumë fshatra të tjerë të komunës së Rahovecit, kanë ndarë mendjen t’i japin përkrahje  të fuqishme Ramush Haradinajt për President, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatëve të saj nga Rahoveci. Sonte, në pritjen e ngrohtë që patëm nga qytetarët e Malësisë së Vogël dhe Gexhës, bashkëbiseduam për tema të ndryshme, e padyshim morëm mbështetjen për fitoren tonë, me 14 Shkurt”, ka shkruar Latifi.

Pastaj, ka qëndruar në Krushën e Madhe, ku ka takuar shtabin e AAK-së.

“Sonte në Krushën e Madhe, mbajta një takim pune me një pjesë të shtabit të AAK-së, e u ndjeva tepër mirë që isha në mesin e tyre! Faleminderit për përkrahjen, krushjanë!”, ka shkruar ai.

Një vizitë ia ka bërë edhe stabit të AAK-së në Celinë.

“Sonte në një vizitë që ia bëra shtabit të AAK-së në Celinë, pashë se sa shumë të mobilizuar janë aktivistët tanë. Faleminderit për përkrahjen! #voto135”, ka shkruar Latifi.

E po ashtu, ai e ka vizituar edhe Ratkocin, vendlindjen e tij.

“Në Ratkoc-vendlindjen time! Çdoherë kënaqësi të jesh në mesin e tyre!”, ka shkruar Latifi.

Reklama