Latifi i shpreh ngushëllime Familjes Veseli: Nënë Ajshja lindi atdhetarin Kadri Veseli

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i ka shprehur ngushëllime Familjes Veseli, për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit. Latifi, në letrën e tij ngushëlluese, ka thënë se Nënë Ajshja është një prej grave të forta shqiptare që i ka rritur bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë.

Kryetari Latifi ka thënë se dhimbjen më të madhe e bën edhe pamundësia e Kadri Veselit për të qenë pranë nënës së tij në ditët e fundit të saj, për arsye se mbahet në paraburgim në Hagë.

Latifi ka shkruar:

Kalimi në botën tjetër i nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, na pikëlloi të gjithëve. Nënë Ajshja, një prej grave të forta shqiptare, i lindi e i edukoi bijtë e saj për ta dashur e për t’u sakrifikuar për Atdheun. Ajo ishte nënë e Kadri Veselit, i cili aktivitetet atdhetare i ka nisur në rininë e hershme, e nuk i ka përfunduar as sot.

Dhimbjen e bën edhe më të madhe pamundësia e Kadriut për të qenë pranë nënës në ditët e fundit të saj, sepse mbahet padrejtësisht në Hagë, ku me bashkëluftëtarë të tjerë, mbron dinjitetin e luftës së drejtë të UÇK-së.

Ngushëllime të sinqerta Familjes Veseli!

U prehtë në paqe Nënë Ajshja!

Reklama