Latifi i ndan mirënjohje poetit nga Rahoveci: Ta duam Rahovecin ashtu si e do Xhevdet Bajraj

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i ka ndarë mirënjohje “Profet i Artit të Fjalës” poetit nga Rahoveci,  Xhevdet Bajraj.

Latifi i ka thënë fjalët më të mira për poetin rahovecas, i cili jeton dhe vepron në Meksikë si profesor.

Njoftimi i plotë:

Ta duam Rahovecin ashtu si e do Xhevdet Bajraj

E prita sot në një takim dhe i ndava mirënjohjen “Profet i Artit të Fjalës” poetit të shquar dhe profesorit të njohur nga Rahoveci, Xhevdet Bajrajt. Xhevdeti, i cili jetën e tij profesionale e zhvillon në Meksikën e largët, mendjen e frymëzimin e ka ende në Rahovec, në vendlindjen e tij, që e do aq shumë, siç edhe e shprehë në krijimtarinë artistike.

Përveçse mjeshtër i shkronjave e poet i pranuar në mesin e komunitetit të artistëve botërorë, Bajraj nuk ka pushuar asnjëherë së angazhuari për shoqërinë e kombin e tij. Përmes artit të tij, Bajraj ka ngritur kritika e ide, çdoherë kur ka vërejtur se kemi marrë rrugë të gabuar, me qëllimet më dashamirëse e të sinqerta.