Latifi u drejtohet qytetarëve me një video emocionuese

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, që është kandidat edhe për një mandat në zgjedhjet e 17 tetorit, u është drejtuar qytetarëve të Rahovecit përmes një videoje.

Latifi ka folur për veten dhe angazhimet e tij jetësore për Rahovecin.

Ai ka thënë se Rahovecin e do më shumë së gjithçka.

“Kam dhënë  aq sa kam mundur dhe sa kam ditur nga vetja, në çdo periudhë”, ka thënë ndër tjerash Latifi.

Reklama