Latifi, homazhe te varrezat e dëshmorëve – nis Java e Heronjëve dhe Dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Rahovec.

Me këtë nderim të rënëve për lirinë e Kosovës, Latifi e ka nisur edhe Javën e Heronjëve dhe Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit, që do të zgjasë deri më 13 maj.

”Në mënyrë simbolike e me respektin më të madh, në një ditë me shi si kjo e 5 Majit 2019, e cila është dita e dëshmorëve të atdheut, edhe në Rahovec nderuam kujtimin e tyre si dhe filluam javën e dëshmorëve në komunën tonë. Lavdi përjetë dëshmorëve të atdheut!”, ka shkruar Latifi, transmeton RahoPress.

Java e Heronjëve dhe Dëshmorëve do të jetë e mbushur me aktivitete të ndryshme, duke nisur nga manifestimet përkujtimore, e deri te organizimet e ndryshme kulturore dhe sportive. /RahoPress/

Reklama