Latifi fton inspektorët që dalin në teren për ta parandaluar shitjen e vajit të palmës

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë të ditur se pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ta ndaluar importimin e vajit të palmës dhe produkteve me vaj të palmës, ka ftuar inspektorët e komunës që të dalin në terren për t’u siguruar se ky produkt më nuk gjendet në dyqanet e Rahovecit.

Latifi ka thënë se konsumimi i këtyre produkteve shkakton pasoja të rënda për shëndetin.

Ai ka thënë më mirë është që të konsumohen produktet e vajit të palmës.

Njoftimi i plotë:

Pas vendimit të fundit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që përkohësisht të ndalohet importi i vajit të palmës, gjithashtu, edhe importi i djathit dhe i produkteve të tjera me përmbajtje të vajit të palmës, kam ftuar sot inspektorët komunal që menjëherë të dalin në terren (tashmë ata janë në terren) për mbikëqyrjen e operatorëve ekonomik të cilët tashmë janë të obliguar që të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore(vaj palme), prej atyre me origjinë shtazore.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Konsumimi i produkteve që përmbajnë vaj palme çon në pasoja të mëdha për shëndetin, andaj kërkoj nga ju që që t’i kushtoni më shumë vëmendje produkteve që çoni në shtëpi, është mirë të informoheni mbi dëmet e kultivimit intensiv. Më e mira për mjedisin dhe për shëndetin është që të zgjedhim produkte pa përmbajte vaji e sidomos palme.

Poashtu, ju bëj thirrje rrjetit të supermarketeve të tregojnë kujdes të shtuar rreth kësaj çështjeje, pasi që shëndeti, besimi dhe kënaqësia e konsumatorëve konsiderohet si obligim për një rrjet të marketeve!

SL

Reklama