Latifi: Ftesa e Tribunalit, lidhet ngushtë me kundërshtimet e Haradinajt ndaj copëtimit të Kosovës

Pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës nga Tribunali Special, ka reaguar edhe kryetari i Rahvocit, Smajl Latifi.

Kryetari Latifi ka vlerësuar se kjo thirrje e Tribunalit, është politike dhe lidhet ngushtë me aktivitetet e tij kundërshtuese ndaj copëtimit të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Si në luftë, ashtu edhe pas lufte, Ramush Haradinaj iu desh të paguaj lart çmimin për atdhedashurinë dhe përpjekjet prej burrështetasi në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe popullit tonë. Edhe kjo ftesë që i është bërë nga Gjykata Speciale, lidhet ngushtë me qëndrimet dhe vendimet e guximshme e atdhetare të Ramush Haradinajt, i cili në muajt e fundit kundërshtoi me gjithë potencialin e tij, përveç tjerave, copëtimin e Kosovës.

Pa dyshim, edhe dorëheqja e tij dëshmon dashurinë që Ramush Haradinaj ka për Kosovën, pasi në Hagë nuk dëshiron ta mbroj veten si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Unë, si Kryetar i Komunës dhe qytetarët e Rahovecit, do të jenë në shërbim të kauzave të drejta dhe vlerat e larta shtetërore dhe kombëtare që përfaqëson dhe mbron Ramush Haradinaj.

Siç është dëshmuar tërë jetën, edhe tani, Ramushi po lufton dhe do të fitojë, gjithnjë!

Me Ramush Haradinajn, për Kosovën, për pastërtinë e luftës, për popullin shqiptar!

 

Reklama