
AAK ka mbajtur sot një tubim në Fortesë, ku prezent ishin kryetari Smajl Latifi dhe kandidatët e AAK-së për deputetë Fatmir Iska, Berat Duraku, Bjondina Kleqka e Mahmut Morina.
Latifi pas takimit ka thënë se “Fortesa frymon Aleancë”.

Ai ka thënë se qytetarët i thanë Po Ramush Haradinajt për President të Kosovës dhe Po kandidatëve të AAK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Latifi shkruan:
FORTESA FRYMON ALEANCË
Unik, njëzëri, në radhë të pafund duke zgjedhur opsionin më të mirë për shtetin e qytetarët, sonte Fortesa i tha PO Ramush Haradinajt për President dhe i tha PO kandidatëve tanë për deputetë.
Faleminderit, të moshuarve, burrave e grave, të rinjve dhe gjithë qytetarëve të Fortesës, Sapniqit, Pataqanit dhe Xërxës për mbështetjen e tyre të madhe e të përzemërt.
#ForcaeKosovës
#RamushiPresident
