
Kryetari i AAK-së në Rahovec Smajl Latifi, bashkë me kandidatët për deputetë, kanë qëndruar sot në lagjen 1 të Rahovecit, ku janë takuar me mbështetësit e tyre.
Latifi ka thënë se fitorja e AAK do të konfirmohet më 14 shkurt në Rahovec dhe në të gjithë Kosovën.

Latifi shkruan:
Fitoren e AAK-së e konfirmojmë me 14 shkurt në Rahovec e krejt Kosovën
Çdo lokalitet po i bashkohet rrugëtimit tonë drejt fitores, me 14 shkurt!
Sonte, bashkë me kandidatët për deputet Mahmutin, Fatmirin, Beratin dhe Bjondinën, në takimin e mbajtur me lagjen 1 të Rahovecit, nga ku morëm mbështetje të fuqishme!
U jam mirënjohës përjetësisht për pritjen që po na bëni, entuziazmin që po shfaqni, përkrahjen që po na jepni dhe gatishmërinë që po tregoni, për të shtegtuar bashkë për fitoren e merituar!
Faleminderit shumë!








