
Kryetari i AAK-së dhe i Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar të rinjt që sot u mblodhën në një takim me kandidatët për deputetë.
Latifi ka thënë tubimi me të rinjtë ishte madhështor.

Sipas tij, tubimi ishte konfirmim i fitores së AAK-së në Rahovec.
Falemniderit për këtë tubim madhështor forca e Kosovës- rini e mrekullueshme e Rahovecit
Së bashku me Gjeneral Daut Haradinajn, Selim Selimin dhe kandidatët tanë për deputetë, Bjondinën, Beratin, Fatmirin dhe Mahmutin, me të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, në një tubim madhështor me rininë e Rahovecit, konfirmuam edhe njëherë fitoren e madhe të Aleancës në Rahovec e në krejt Kosovën.
Respekt e mirënjohje për gjithë përkrahjen tuaj!
#ForcaeKosovës
#RamushiPresident
