Latifi emëron stafin politik, këta janë zyrtarët dhe drejtorët e rinj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i zgjedhur për të qeverisur komunën për periudhën katërvjeçare, ka emëruar stafin politik për mandatin e ri, të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale. 

Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska do të jetë nënkryetar edhe për një mandat, ndërkaq Ali Morina do të jetë shef i kabitentit të kryetarit.

Drejtor i Drejtorisë për Administratë do të jetë Besnik Hoti, ndërkaq i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Duraku. Afrim Dina, do të jetë drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport

Kryetari Latifi e ka emëruar Nora Boshnjakun drejtoreshë në Drejtorinë e  Punëve Inspektuese, ndërkaq Saranda Salltekun drejtoreshë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.

Avni Morina do të jetë drejtor i Drejtorisë Komunale e Arsimit, ndërkaq Afrim Limani drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

Albnor Mullaabazi, do të jetë drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ndërkaq Erhan Morina drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.

Afrim Oruqi është emëruar drejtori për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër dhe Përparim Krasniqi drejtor i Shërbimeve Publike.

Deri tani, nuk është emëruar vetëm drejtori/esha i/e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Reklama