Latifi e sjell Komunën në pozitën e katërt, me Vehapin kishte mbetur në vendin e 26 për performancë

Në Raportin e Performancës së Komunave, Rahoveci ka shënuar përmirësime të theksuara.

Nëse i krahasojmë dy raporte, atë të vitit 2017 kur në pushtet ishte PDK-ja në krye me Idriz Vehapin, Rahovecin e gjejmë shumë poshtë në listën e komunave të Kosovës. është në vendin e 26-ë.

Raporti i vitit 2017

Megjithatë, vetëm për një vit, kur në pushtet erdhi Smajl Latifi i AAK-së, i cili sot edhe është kryetar i komunës, ky raport ka ndryshuar pozitivisht për Rahovecin.

Rahoveci tani qëndron në vendin e katërt, sipas raportit që u publikua dje, ku kryetari Latifi edhe mori një çmim nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Raporti i vitit 2018

Latifi ka falënderuar të gjithë ekipin e tij në udhëheqjen komunale për këtë rezultat.

”Ky çmim është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kemi edhe shumë punë para vetes por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi! Shfrytëzoj rastin që të falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për çmimin, poashtu, të falënderoj ekipin tim, drejtorët e drejtorive për punën e tyre”, ka thënë ai dje pas pranimit të çmimit. /RahoPress/

Reklama