Latifi e Kleçka takojnë fituesen e Çmimit “Sulejman Krasniqi”, poeten Fatime Kalimashi

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, dhe drejtoresha e Kulturë, Bjondina Kleçka, e kanë pritur sot në një takim fituesen e Çmimit “Sulejman Krasniqi”, Fatime Kalimashi.

Ky çmim, i cili jepet për krijimtari letrare-artistike, është shpallur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Poetja Kalimashi çmimin e ka fituar me poezinë “Atdhe”.

Njoftimi i plotë nga DKRS:

Sot, në takim nga kryetari i komunës Smajl Latifi,  është pritur znj. Fatime Kalimashi, fituese e Çmimit “Sulejman Krasniqi”, çmim ky i miratuar nga KK i Rahovecit.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të shënimit të Ditës së Bibliotekës “Sulejman Krasniqi”, ka shpallur edhe fituesen në kuadër të konkursit për krijimtarin letrare-artistike, ku poetja Fatime Kalimashi është nderuar me këtë çmim, me poezinë “ATDHE”.

Përgëzojmë autoren për iniciativën që mjetet e fituara nga konkursi për krijimtari letrare, t’i dedikoj për humanizëm dhe Bibliotekës “Sulejman Krasniqi”, duke e pasuruar kështu fondin librar.

Me këtë motiv, urojmë që çdo herë të vazhdohet të nderohet e të kujtohen veprat dhe krijimtaria e shkrimtarit dhe intelektualit Sulejman Krasniqit.

Reklama