
Dje fushata elektorale e AAK-së së Rahovecit ka vazhduar në fshatrat Sapni, Pataqan i Ulët, Pataqan i Epër dhe Nushpal.
Kryetari i Degë së AAK-së, Smajl Latifi, ka thënë se qytetarët e këtyre fshatrave tashmë kanë vendosur t’i japin përkrahje AAK-së, kandidaturës së Ramush Haradinajt për presidentt dhe kandidatëve të saj për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Latifi shkruan:
Qytetarët e Sapniqit, Pataqanit të Ulët, Pataqanit të Epërm dhe Nushpalës, ashtu si mijëra rahovecas, tashmë kanë vendosur, t’i japin përkrahje të fuqishme kandidatëve të AAK-së nga Rahoveci, për Kuvendin e Kosovës dhe Ramush Haradinajt për President.
Sonte, sheshazi u konfirmua dominimi i frymës së fitores së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Vazhdojmë…
#ForcaeKosovës ✅1️⃣3️⃣5️⃣
#RamushHaradinaj✅1️⃣
#Fatmir Iska ✅2️⃣6️⃣
#Bjondina Kleqka ✅4️⃣1️⃣
#Mahmut Morina✅8️⃣0️⃣
#Berat Duraku ✅8️⃣1️⃣
SL
