Latifi e Duraku vjelin dredhëzën e parë për këtë sezonë

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e bujqësisë, Berat Duraku, kanë bërë në mënyrë simbolike vjeljen e parë të dredhëzës për vitin 2021.
Ata kanë shkuar te fermeri krushjan Muharrem Hoti, i cili i ka ftuar Latifin e Durakun për këtë ceremoni.
“Bashkë me drejtorin e bujqësisë Berat Duraku, bëmë vjeljen e dredhëzës së parë për vitin 2021, te fermeri Muharrem Hoti nga Krusha e Madhe, i cili na ftoi për këtë ceremoni. Bujqësia është bazë e ekonomisë së Rahovecit dhe jam krenar që prodhimet e fermerëve tanë janë të cilësisë të lartë dhe të standardeve evropiane!”, ka shkruar Latifi.
Reklama