Latifi e Duraku vizitojnë zyret e vendit në Krushë e Ratkoc, vazhdon aplikimi për subvencione bujqësore

foto-ratkoc
krushe-ratkoc

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Berat Duraku, kanë vizituar sot zyret e vendit në Krushë të Madhe e Ratkoc, ku po vazhdon asistimi komunal që fermerët të aplikojnë për subvencione bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë.

“I shoqëruar nga drejtori i DBZHR-së, Berat Duraku, vizituam zyret e vendit në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, aty ku fermerët e zonës sonë për herë të parë po aplikojnë për subvencione të Ministrisë së Bujqësisë. Task Forca e Drejtorisë së Bujqësisë është në dispozicion të fermerëve në procedurat e aplikimit, kurse fermerët ishin falënderues për këtë lehtësim nga Komuna!”, ka shkruar Latifi.

Vlen të theksohet se Komuna e Rahovecit, është e vetmja komunë në Kosovë që ka angazhuar kapacitetet e saj njerëzore e logjistike  për t’u ndihmuar fermerëve të saj që të aplikojnë për subvencionet bujqësore.

Ministria e Bujqësore ka ndarë një fond prej  25 milionë eurove subvencione për tërë Kosovën vetëm për këtë vit. /RahoPress/

Reklama