Latifi e Duraku presin ministrin e Bujqësisë, i shtrojnë kërkesa për bujqit rahovecas

Bashkë me drejtorin e DBPZHR-së Berat Duraku, sot kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Latifi ka thënë se me ,e ministrin e BPZHR-së, janë diskutuar për tema konkrete që lidhen me komunën e Rahovecit, veçanërisht për bujqësinë në Rahovec, si sektori kryesor në komunën tonë.

Latifi ka shkruar:

Nga z. Peci kërkova që me ngulm dhe seriozitet të duhur t’ju jepet zgjidhje sa më shpejtë  problemeve emergjente, si:

*Pagesat direkte – subvencionet për vitin 2020, afati se kur do të përfundojnë pagesat;

*Hapja e thirrjes për aplikim për pagesa direkte për vitin 2021 – kur planifikohet hapja;

*Skema e granteve (Rezultatet e thirrjes për aplikimet nga data: 15.01.2021-01.03.2021, kontratat për përfituesit e vitit 2020 dhe pagesat pas implementimit të projekteve;

*Kompensimi i dëmeve nga fatkeqësitë gjatë muajit janar 2021;

*Mbështetje financiare për realizimin e projekteve kapitale si: rrugë fushore, kanale të kullimit, zgjerim të sistemit të ujitjes si dhe për ndërtimin e sistemit anti-breshër.

Komasacioni poashtu, është një problem që kërkon zgjidhje. Njëashtu me ministrin diskutuam edhe për gripin e shpezëve të shfaqur këtyre ditëve. Edhe rritja e subvencioneve është kërkesë kryesore të cilën e kemi kërkuar në vazhdimësi.

Përkrahja që vjen qoftë nga qeveria ose donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Nga ministri Peci kërkova investime në projekte për bujqësinë në Rahovec, si dhe i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.

 

Reklama