Latifi e drejtori Duraku vizitojnë vreshtarët rahovecas

Kryetari Smajl Latifi bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Berat Duraku sot kanë shfrytëzuar disa hapësira me vreshta në Rahovec.

Siç njofton Drejtoria e Bujqësisë, gjatë kësaj vizite ata kanë takuar fermerin Eshref Rama i cili njihet si kultivues i mirë i vreshtarisë dhe i perimtarisë.

”Ai ishte duke kryer disa nga shërbimet agroteknike të cilët janë të nevojshme gjatë kësaj faze të vegjetacionitë të hardhisë. Eshref Rama ka të mbjellur rreth 3 Ha me vreshta dhe 2 Ha me perime të ndryshme. Mirëpo gjatë kësaj kohe ai vazhdimisht ka rritur sipërfaqe me të mbjellura në kultura të ndryshme. Së fundmi ai ka mbjellur edhe 0.80 ha me vreshta, në mënyrë që të rris kapacitetin e prodhimtarisë si dhe të mirëpret të ardhura më të mira”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, drejtoria njofton se fermeri ka thënë se falë kushteve të mira që kanë mbizotëruar kohën e fundit, hardhia e rrushit është në gjendje mjaftë të mirë, dhe nuk paraqet rrezik për shfaqjen e sëmundjeve, siç që është sëmundja e vrugut.

“Hardhia e rrushit tani pothuajse gjendet në fazën e lulëzimit e cila zhvillohet në fund të Majit dhe në fillim të Qershorit dhe zgjatë 5-10 ditë”, thuhet në fund.

Reklama