Latifi: Djelmoshat tanë të ndihen krenarë për ndeshjen e sontshme

Pas ndeshjes së sontme të Superkupës së Kosovës, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe KB Rahoveci, ku fitues doli Prishtina, ka reaguar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi ka thënë se djemtë e skuadrës duhet të ndihen krenarë për ndeshjen e sontme.

“Përkundër humbjes, djelmoshat tanë duhet të ndihen krenarë për ndeshjen e zhvilluar sonte. KB Rahoveci, është dëshmia më e mirë se me vullnet, përkushtim, punë ekipore dhe organizim të mirë arrihen rezultate të jashtëzakonshme. Dhe për këtë tregojnë rezultatet e viteve të fundit, finalja e sotshme dhe kualifikimi në garat evropiane”, ka shkruar Latifi në Facebook.

“Faleminderit djema! Faleminderit vreshtarë! Faleminderit KB Rahoveci”, ka shkruar ai në fund.