Latifi diskuton me gratë e vajzat për parandalimin e kancerit të gjirit

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me kandidatet e AAK-së për asambleiste, ka zhvilluar dje një takim me vajza dhe gra nga Rahovecit, ku kanë folur për ndërgjegjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Latifi ka thënë se Rahoveci tani është bërë me mamograf dhe kontrollet janë falas. Ai ka lutur gratë rahovecase që të bëjnë kontrolle në mënyrë që ta kapin kancerin në fazat e para të zhvillimit, kur edhe shërimi është më i lehtë.

Latifi ka shkruar:

Në një takim me vajzat dhe gratë e Rahovecit si dhe me kandidatet tona për kuvend komunal, sot, në qytet, diskutuam rreth muajit tetor, që është edhe Muaji i Ndërgjegjësimit në Luftën kundër Kancerit të Gjirit.

Rahoveci tashmë është bërë me mamograf dhe është shumë me rëndësi që gratë të kontrollohen, sepse zbulimi i hershëm e lufton kancerin e gjirit. Kjo kontrollë është FALAS në QKMF në Rahovec.

Përveç tjerash kemi diskutuar edhe për rolin e gruas në shoqëri dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje, si një synim i rëndësishëm edhe i qeverisjes sonë të ardhshme.

Reklama