Latifi: Çlirim Morina do të kujtohet si një djalë i edukuar dhe me vlera të larta njerëzore

Lajmin për vdekjen e të riut Çlirim Morina si pasojë e Covid-19, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka vlerësuar si tronditës.

Latifi ka thënë se Morina do të kujtohet gjithnjë si një djalë me vlera të larta njerëzore.

“Tronditës lajmi për vdekjen e parakohshme të të riut Çlirim Morina nga Xërxa. Çlirimi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si djalë me vlera të larta njerëzore”, ka shkruar Latifi.

Kryetari ka ngushëlluar Familjen Morina, ndërkohë që u ka uruar shërim të shpejtë nga Covid-19 anëtarëve të tjerë të familjes.

“Familjes Morina, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Çlirimin, ngushëllimet më të sinqerta, kurse anëtarëve të tjerë të familjes Morina u dëshiroj shërim të shpejtë! U prehsh në paqe, Çlirim!”, ka shkruar Latifi.

 

Reklama