Latifi: Bujqësia edhe e zhvillon, edhe e zbukuron Rahovecin – do ta rrisim buxhetin

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka theksuar se do të rritet buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin e ardhshëm.

Përderisa këtë vit buxheti për bujqësi ka qenë 1 milionë euro, në vitin e ardhshëm kjo shifër do të jetë më e lartë.

Latifi ka theksuar se bujqësia është segmenti kryesor ekonomik në Komunën e Rahovecit.

“Bujqësia është një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë në Rahovec. Komuna e Rahovecit është e interesuar që këtë sektor, i cili Rahovecin e bënë edhe më të zhvilluar, edhe më të bukur, ta mbështesë edhe më shumë. Këtë vit, Komuna jonë ndau 1 milion euro vetëm për bujqësi, ndërsa vitin e ardhshëm ky buxhet do të rritet”, ka theksuar Kryetari Latifi.

Reklama