Latifi: Bizneset rahovecase janë zhvilluar hovshëm viteve të fundit

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar dje disa biznese rahovecase, me synimin që t’i përkrah edhe institucionalisht ato për zhvillim të mëtutjeshëm.

Ai ka thënë se bizneset rahovecase kanë parë një zhvillim të hovshëm viteve të fundit.

Latifi ka shkruar:

Dje vizituam bizneset “Teuta-T”, me pronar Alush Topalli, që merret me furnizimin e betonit dhe një pompë të derivateve, pastaj fabrika shumë e suksesshme e xhamave “Dina Glass” me pronarin Fahredin Tara, si dhe Milaim Shehun, pronar i një kompanie të arkave të drurit që përdoren për shitjen e rrushit të tryezës.

Kompanitë rahovecase në vitet e fundit kanë pasur rritje dhe zhvillim të hovshëm. Ne jemi krenarë me kontributin e pashoq të ndërmarrësve tanë në ekonominë e Rahovecit.

Reklama