Latifi bën homazhe te statuja e Luan Haradinajt në 22-vjetorin e rënies së tij

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë homazhe te statuja e heroit Luan Haradinaj në 22-vjetorin e rënies së tij.

Latifi ka thënë se vepra e Luan Haradinajt dhe tërë familjes së tij është pjesë e historisë së Kosovës.

Shkrimi i plotë i Latifit:

Në 22-vjetorin e rënies së Gjeneral Major Luan Haradinajt, sot në Gllogjan nderuam me homazhe kujtimin dhe veprën e heroit të pavdekshëm!

Vepra e tij dhe kontributi i pashoq i Luanit të UÇK-së dhe familjes Haradinaj janë pjesë e historisë së Kosovës, histori që në themel ka sakrificën dhe flijimin e të rënëve për liri!

Luani rrugëtoi shpesh dhe ishte i vetëdijshëm për karakterin dhe qëllimin e misionit që bartte mbi supet e njoma djaloshare.

Me 6 maj 1997 vepra e Luanit u mbulua me lavdi dhe hyri në kujtesën e secilit. Po në këtë kufi-Qafën e Mullarëve në Pashtrik, Luani u bë lajmëtari i lindjes të epokës së luftës së armatosur çlirimtare në Kosovë.

Populli që lind burra si Luani e sikur Baca Smajl Haradinaj, s’ka vdekje!

Poashtu, sot nderuam dhe kujtuam edhe atdhetarin, Bacën Smajl Haradinaj në 10-vjetorin e vdekjes së tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Luan Haradinajt dhe atdhetarit të paepur e frymëzuesit të brezave liridashës, Smajl Haradinajn!

Reklama