Latifi bashkë me kandidatët për deputetë vizitojnë bizneset në Rahovec

Kryetari i Rahovecit dhe i AAK-së, Smajl Latifi, bashkë me dy kandidatët për deputetë nga kjo parti, Fatmir Iska dhe Florina Krasniqin, ka vizituar tri biznese, ku kanë folur për sfidat e tyre  biznesore.

“Sot, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe bashkëpunëtorët tjerë, vizituam kompanitë “EuroFood”, “Pashtriku-N” dhe “Sylka”. Kemi kuptuar nga afër punën që po bëhet, sfidat me të cilat po përballen bizneset por edhe efektin e taksës 100%, e cila ka ndihmuar shumë në rritjen e prodhimit dhe punësimit”, ka shkruar Latifi.

Latifi e ka vlerësuar si kënaqësi këtë vizitë, derisa ka lavdëruar punën që bëhet në këto kompani.

“Është kënaqësi kur sheh nga afër punën e palodhshme që po bëjnë punëtorët e vyer të Komunës së Rahovecit dhe kontributin e tyre të pashoq për ekonominë tone”, ka shkruar Latifi.