Latifi bashkë me Apostolovën e disa ambasadorë vizitojnë “BIO-PAK”-in, ka marrë nga BE thuajse gjysmë milioni

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me Shefen e Zyres së BE-së në Kosovës, Natalie Apostolova, ambasadorin austriak Gernod Pflander, ambasadorin francez Didier Chabert, Shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke, përfaqësues nga Presidenca e BE-së si dhe përfaqësues të klubit të prodhuesve dhe biznesmenë rahovecas, kanë vizituar sot kompaninë BIO-PAK në Rahovec, e cila nga BE ka përfituar investim investim në vlerë 474 mijë euro.

“Falënderova përfaqësuesit e BE-së për këtë investim që dëshmon edhe njëherë potencialin e jashtëzakonshëm që kompanitë prodhuese të Rahovecit kanë për të arritur standardet më të larta në treg”, ka njoftuar Latifi.

Tutje Latifi ka shkruar se “në këtë frymë, edhe ne si komunë, në vazhdimësi dhe me kapacitete maksimale jemi pranë prodhuesve dhe bujqve të Rahovecit, me qëllim që bashkë, të mbajmë cilësinë e lartë të rrushit, verës dhe prodhimeve tjera tona!”

Kryetari Latifi është shprehur i bindur se storie të tilla suksesi, që do të kenë vëmendjen dhe investimet e institucioneve evropiane por edhe investitorëve të jashtëm privatë, do të ketë vazhdimisht në komunën e Rahovecit.

Reklama