Latifi – bashkatdhetarëve: Faleminderit për përkrahjen me 17 tetor, le ta mbyllim fitoren me 14 nëntor

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, që është kandidat edhe për një mandat të ri, u është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë Kosovës nëpërmjet një videoje, të cilët i ka falënderuar për përkrahjen që ia dhanë me 17 tetor, ndërkaq i ka ftuar që ta përkrahin edhe me 14 nëntor.

Ai e ka çmuar lartë rolin e diasporës në zhvillimin e vendit.

“Kontributi juaj për vendin tonë, ëshë i jashtëzakonshëm, shumë i madh. Ju jeni shpirti dhe zemra jonë. Ju i jepni gjallëri dhe mundësi këtij vendi. Edhe kur jeni këtu, edhe kur jeni larg nesh fizikisht”, ka thënë Latifi.

Ai ka thënë se me bashkatdhetarët do ta përmbyllë fitoren m e 14 tetor, ndërkohë që i ka falënderuar për përkrahjen e 17 tetorit, ku Latifi doli fitues edhe me votat e diasporës në garën për kryetar të Rahovecit.

“Ju faleminderit shumë për përkrahjen e madhe që ma dhatë me 17 tetor! Ju ftoj që të bëhemi bashkë edhe me 14 nëntor. Ta vulosim fitoren tonë të përbashkët e t’i japim mundësi komunës sonë që të përjetojë një hov të ri të zhvillimit të gjithmbarshëm”, ka thënë ai.

Reklama