Latifi arrinë marrëveshje me Shell-in për çmime më të lira derivatesh për bujqit e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit ka arritur momerandum mirëkuptimi me kompaninë e derivative Shell Kosova, në mënyrë që bujqit e Rahovecit të përfitojnë zbritje në çmimin e furnizimit me derivate të kompanisë.

Sipas njoftimit të publikuar nga Latifi, të githë bujqit rahovecas, që janë të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë do të pë përfitojnë zbritje prej pesë centësh në një liter derivatesh, transmeton RahoPress.

Njoftimi i plotë i Latifit;

Sot kemi nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë e derivateve Shell Kosova.

Sipas këtij memorandumi, të gjithë fermerët e komunës së Rahovecit që janë në regjistrat e Drejtorisë për Bujqësi, do të përfitojnë zbritje prej 0,05€ për litër në çdo furnizim në Shell.

Ky menorandum mirëkuptimi dhe gatishmëria e komunës për të tilla bashkëpunime është edhe një dëshmi e qartë se jemi afër fermerëve dhe do të angazhohemi maksimalisht për t’ua lehtësuar atyre punën drejt prodhimeve sa më cilësore.

Falënderoj kompaninë Shell Kosova për këtë mundësi për fermerët e Rahovecit!

 

Reklama