Latifi: A jeni gati ta shkruajmë historinë me fitoren pa balotazh?

Kryetari aktual dhe kandidati për një mandat tjetër për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë një reagim në Facebook pak orë para përmbylljes së fushatës.

Ai ka pyetur qytetarët nëse janë të gatshëm ta shkruajnë historinë me një fitore pa balotazh.

“A jeni gati ta shkruajmë historinë së bashku? A jeni gati për fitoren tonë të madhe, pa balotazh?”, ka shkruar Latifi.

 

 

Reklama