Largohet uji atmosferik në rrugën “Gëzim Hamza – Piktori”

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se sot ka bërë një ndërhyrje në rrugën “Gëzim Hamza – Piktori”, prej ku ka larguar ujin atmosferik që ishte akumuluar prej kohës.

“Sot, në rrugën “Gëzim Hamza Piktori”, tek qendra rinore SHL Kosova është trajtuar një problem në rrugë, është larguar problemi i ujit atmosferik të akumuluar në rrugë”, thuhet në njoftim e publikuar nga drejtori Përparim Krasniqi.

Drejtoria sqaron se përmes projektit për intervenime nga kompania “Vetoni”, tashmë është bërë zgjidhja e duhur dhe është eliminuar ky problem.

Reklama