Duket se lajmi me përplot ofendime ndaj arsimtarëve të fshatit Dejnë ishte i rremë, pasi që në punët që janë kryer sot në shkollën “Rudolf Walther”, filluar nga fasadimi dhe ngjyrosja e shkollës e deri te pastrimi i oborrit, kanë marrë pjesë edhe mësuesit.
Një reagim ka arritur në postën e RahoPress Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), ku thuhet se ky këshill, në përbërje të arsimtarëve Xhevdet Morina, Afrim Berisha e Gani Sopjani, ka koordinuar punët për fasadimin e shkollës dhe pastrimin e oborrit.
Një faqe, pronë e një banori, ka ofenduar rëndë arsimtarët, duke i quajtur “injorantë” dhe “të pandergjegjshëm”, shkruan RahoPress.
Madje, në titullin e shkrimit faqja ironizon më arsimtarët, duke shkruar “QYTETAR VULLNETAR KOSITIN BARIN E SHKOLLËS, SEPSE 31 MËSUESIT NUK KANË ‘KOHË ME TË NXËNË ME LEXIME”.
Por një gjë të tillë e ka përgënjeshtruar lehtazi nga KDSH, në komunikimin me RahoPress.
Madje janë dërguar edhe fotografi të shumë arsimtarëve të tjerë gjatë punëve që sot janë kryer te shkolla e fshatit.
Reagimi i tij:
Unë personalisht përfaqesoj Këshillin drejtues të shkolles “Rudolf Walther” ne Dejnë/Dobidol si organi me i larte keshilldhenes dhe vendimmarres,prandaj po ju informojmë permes fakteve se sot me iniciativen e KDSh-se dhe Kryetarit te Këshillit të fshatit dhe me koordinim me DKA-në në Rahovec kemi koordinuar kete iniciative dhe e verteta qendron se sot prej mëngjesit une, mesimdhenes, Afrim Berisha, mesimdhenes, Gani Sopjani, mesimdhenes, dy punetoret teknik Hysni Bytyqi dhe Besnik Berisha, drejtori i shkolles, drejtori i DKA-se. Z.Avni Morina i cili ka qene per vizite, kemi qene afer duke u angazhur me pune per fasadimin dhe ngjyrosjen e shkolles si dhe iniciativa e jone ishte qe te kositet bari ne oborrin e shkolles dhe kemi punuar mesimdhenesit dhe kryetari i Keshillit te fshatit me dy motor per kositje dhe na kane ndihmuar nje bashkefshatar me traktor kose! Kete po e dokumentojme edhe me disa foto te bera sot!