Lajm i mirë, “Stone Castle” hap dyert për prodhuesit e rrushit në Rahovec

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar se bodurmi i mirënjohur i verës në Rahovec “Stone Castle”, ka hapur dyert për prodhuesit e rrushit, të cilët gjatë stinës së vjeshtës vjelin rrushin e kultivuar në vreshta.

Latifi ka thënë se është një lajm i gëzueshëm edhe për të personalisht. Ai ka publikuar edhe një fotografi me pronarin e “Stone Castle”, Rrustem Gecaj.

Latifi ka shkruar:

Një lajm i mirë!

Këtë vit bëhet pranimi i rrushit.

Në këtë vit dyert e bodrumit StoneCastle do të jenë të hapura për prodhuesit e rrushit.

Është ky një lajm i gëzuar për të gjithë dhe për mua personalisht, i cili erdhi pasi pronari i nderuar i kompanisë prestigjioze StoneCastle, z. Rrustem Gecaj, dëgjoi zërin tonë dhe të vreshtarëve, për të bërë të mundur dorëzimin e rrushit në këtë kompani, e cila është krenaria e komunës sonë dhe më gjerë.

Besojmë se vetëm me këso qasje dhe me përkushtime serioze, si për vreshtarët, verëtarët dhe për të gjithë bujqit, në të ardhmen do të kemi lajme dhe ditë të mira për bujqësinë te ne dhe për të gjithë qytetarët e Rahovecit e të tërë Kosovës.

Faleminderit i nderuar z. Rrustem Gecaj dhe kompanisë StoneCastle!

Urime për vreshtarët e Rahovecit!