
Qeveria e Kososvës në detyrë ka mbajtur mbledhje virtuale në mëngjesin e sotëm.
Në takimin online, Qeveria ka autorizuar Klinikën e Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së.

Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve, do të hiqen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
