Lajm i mirë për fermerët, shtyhet afati i aplikimit për subvencione

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, ka njoftuar se afati për aplikim të Pagesave Direkte apo subvencioneve është shtyrë deri më 12 korrik.

Sipas Drejtorisë, kjo është bërë me qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme të gjithë femerëve për aplikim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për shtyerjen e afatit për aplikim për Pagesa Direkte (Subvencione)

Kërkesa e parashtruar nga ana e Drejtorisë së Bujqësis në Rahovec, drejtuar AZHB-së në lidhje me shtyerjen e afatit për aplikim, është marrë në konsideratë, prandaj ju informojmë se afati për programin e pagesave direkte për vitin 2019, që është paraparë të përfundoj me datën 30.06.2019 është shtyer deri me datën 12.07.2019 (12 ditë kalendarike).

Kjo është bërë me qëllimin më të mirë që tu jepet hapësirë dhe kohë e mjaftueshme të gjithë fermerëve që janë të interesuar për aplikim, për të përfituar përmes programit të pagesave direkte.

Reklama