La ushtrinë norvegjeze për Qeverinë Kurti 2 – Njihuni me kapitenin kosovar, Ministrin e ri të Mbrojtjes

Armend Mehaj, është prezantuar nga Albin Kurti për ta drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2.

Por kush është Armend Mehaj?

Me profesion ushtarak, Mehaj ka lindur në Kosovë, por ka jetuar në Oslo të Norvegjisë, ku deri më sot ka shërbyer në ushtrinë norvegjeze, shkruan Reporteri.net.

I lindur në vitin 1981 në Kosovë, në nëntor të vitit 2012, Mehaj, si kapiten i ushtrisë së Norvegjisë, është dekoruar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me medaljen “Për shërbime të veçanta”.

Mehaj i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, qysh në vitin 1999, për të shërbyer më në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

Reklama