La punën pasi kujtoi se fitoi 4 milionë euro në lotari, ishin vetëm 5 mijë euro

Një reportere televizive spanjolle, e cila u tha kolegëve të saj live se “nuk do të shkonte më në punë“ pasi kishte fituar një lotari, shumë shpejt mësoi se kishte fituar vetëm një pjesë të vogë të çmimit të përgjithshëm.

Natalia Escudero, e cila punon për transmetuesin publik RTVE, filloi të ulërinte në kamera – para se të mësonte më vonë se do të merrte vetëm 5,000 euro. Çmimi më i lartë i Lotarisë së Krishtlindjes në Spanjë është 4 milionë euro, por mund të ndahet mes fituesve, të cilët ka gjasë, siç edhe ndodhi së fundmi, të jenë të shumtë në numër.

Escudero më vonë kërkoi ndjesë për mënyrën se si reagoi gjatë transmetimit. Ajo tha se u pendua për sjelljen e vet kaq “emocionale” gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe shtoi se donte t’i shpjegonte veprimet e saj para shikuesve që “ndiheshin të mashtruar”.

Përgjigja e Escuderos erdhi pas akuzave për mungesë profesionalizmi pasi videoja e saj u shpërnda gjerësisht në mediat sociale. Duke iu përgjigjur kritikave, Natalia tha se kishte pasur disa muaj të vështirë për arsye personale, ndërsa shtoi se do ta bënte për çdo rast “një palë pushime”.

Reklama