RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Ky ishte dimri më i fortë dhe më vdekjeprurës i shekullit të kaluar në Ballkan

    07/11/2022 - 16:55
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Nuk ishte dimri i vitit 1985 dhe as i vitit 1942. Fjala është për vitin e largët 1929. Ky ishte dimri i shekullit të kaluar në Gadishullin Ballkanik.

    Pothuajse e tërë Siberia në atë kohë kishte “zbarkuar” në Ballkan. Siç shihet edhe në foton kryesore gjendja sinoptike duket pothuajse e pamundur të ndodhë por ja që ka ndodhur dhe këtë foto e siguruam nga arkivat e modeleve kompjuterike për parashikim të motit.

    Në vitin 1929 vetëm për një natë në Sarajevë ka ra mbi një metër e gjysmë borë, ndërsa në Zagreb rreth një metër. Temperatura minimale në Sarajevë ka shënuar rreth 35.5 nën 0 gradë celsius kurse në Zagreb rreth minus 34.5. Në Stamboll të Turqisë stuhia e fuqishme dimërore pat zgjatur rreth tri ditë pandërprerë, ku temperatura ishte ulur deri në minus 33 gradë celsius. Në jug të Sicilisë deri në minus 26 gradë celsius kurse në disa rajone të Evropës lindore deri në minus 50 gradë celsius. Kanalet e ujit ishin ngrirë në Venedik ndërsa me borë janë mbuluar edhe Marsejë dhe Nice e Francës.

    Në Gadishullin Ballkanik thuhet se këtë dimër patën humbur jetën qindra njerëz nga i ftohti i madh dhe izolimi.

    Mali i Zi ishte totalisht i izoluar nga bota por kjo mund të thuhet për tërë Gadishullin Ballkanik. Reshjet e borës në viset malore kishin arritur lartësinë deri në 10 Metra. Deti Adriatik kishte ngrirë në disa kilometra kurse Deti i Zi deri në gjysëm kilometri.

    Reshjet e borës në plazhet e Detit Adriatik kishin arritur lartësinë deri në dy metra kurse në viset kontinentale deri në katër metra.

    Gjykuar sipas gjendjes sinoptike në fotografi situatë e njëjtë do të duhej të kishte qenë edhe në të gjitha territoret shqiptare por fatkeqësisht nuk arritëm të gjejmë ndonjë të dhënë specifike.

    Në fund të themi se natyra ka ditur shpesh të na “ndëshkojë” dhe të lutemi që ky tip i dimrit të mos përsëritet më kurrë!

    Të fundit nga rubrika

    Del parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, priten reshje të borës

    18/01/2023 - 11:39

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim (31.12.2022.) E Shtunë

    30/12/2022 - 23:36

    Fundi i 2022 dhe fillimi i 2023

    30/12/2022 - 23:06

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.12.2022.) E Diele

    17/12/2022 - 23:40

    Dëgjoni zhurmën e motit në planetin Mars

    17/12/2022 - 22:54

    Rriten temperaturat, ja deri sa do të shkojnë

    15/12/2022 - 18:13

    Fillon ardhja e ajrit e ftohtë polar në vendin tonë

    12/12/2022 - 21:13

    Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme – 11 dhejtor 2022

    11/12/2022 - 11:32

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.12.2022) E Diele

    10/12/2022 - 23:11

    Erërat e forta dhe temperaturat, afrohen reshjet e dendura

    10/12/2022 - 18:48
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.