Ky është trajneri i ri i KB Rahoveci, është nga Kroacia

KB Rahoveci ka njoftuar pak më parë se ka arritur marrëveshje me kroatin Neven Plantak, që të jetë trajner i skuadrës gjatë edicionit të ardhshëm.

Siç njofton KB Rahoveci, Plantak ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me Rahovecin, dhe i njëjti pritet që në muajin gusht të vije në Rahovec.

Njoftimi i plotë:

🏀WELCOME NENO🏀

KB Rahoveci ka kënaqësinë të njoftoi arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur nga Kroacia, Neven Plantak, i cili do të drejtoi skuadrën tonë gjatë edicionit të ardhshëm.

Plantak ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Rahovecin dhe gjatë muajit gusht pritet të arrij në vendin tonë, kohën kur edhe fillojnë përgatitjet për një vit intensiv që na pret përpara, si në Superligë por edhe në gara ndërkombëtare.

Plantak vjen në një moment kyç e historik për Rahovecin, derisa përvoja e tij do të shërbejë shumë në rezultatet e skuadrës sonë.

Trajneri kroat nuk është emër i panjohur për basketbollin, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, ai ka qenë edhe trajneri i Trepçës, pastaj i skuadrës së njohur kroate Zadar dhe së fundmi në Vllaznin e Shkodrës.

Reklama