Ky është superbasketbollisti i Rahovecit që bëri të mundur fitoren ndaj Prishtinës

Rahoveci ka shënuar fitore spektakolare në palestrën ‘Mizaher Isma’ kundër të pamposhtmes, Z Mobile, Prishtina, të cilës sot i është shkaktuar humbja e parë e edicionit.

Meritë të veçantë për fitoren 87;84 të Rahovecit ka edhe basketbollisti Fred Richardson, i cili Prishtinës i ka marrë 25 pikë përmes gjuajtjeve të sakta në koshin e kundërshtarëve.

Sukseset e Richardson nuk përfundojnë me kaq.

Sipas një njoftimi të mëhershëm të klubit Rahoveci, ai është basketbollisti që ka shënuar më së shumti pikë brenda një ndeshje të vetme. Ka arritur që vetëm brenda një ndeshje të shënoj 53 pikë.

Ndeshja e ardhshme e këtyre dy klubeve zhvillhet në mesjavë në kryeqytet, që do të jetë edhe ndeshja e tretë e play off-it. /RahoPress/

Reklama