RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Ky është sqarimi i Kryetarit Latifi për rregulloren mbi mirëmbajtjen e palestrës sportive

    01/05/2019 - 20:50
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi është sqaruar publikisht pas zërave se përmes vendimeve komunale po e dëmton klubin e basketbollit “Rahoveci”.

    Latifi, në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka sqaruar se vendimi i Kuvendit Komunal të Rahovecit për mirëmbajtjen e palestrës sportive “Mizahir Isma”, përfshinë edhe marrjen e 20% të fitmeve nga biletat që shet klubi i basketbollit, që është më pak se komunat tjera, të cilat nga klubet e tyre marrin 30% të fitimeve nga shitja e biletave.

    Ndërsa, ndryshe nga ajo që u raportua, Kryetari Latifi ka thënë se komuna nuk obligon financiarisht klubin nga reklamat lëvizëse që siguron vet klubi.

    Sqarimi i plotë i Latifit:

    Të nderuar bashkëqytetarë, pas shumë komenteve në lidhje me koston e mirëmbajtjes së palestrës sportive në Rahovec, ndjej për obligim të ju sqarojë se Kuvendi Komunal i Rahovecit, ashtu siç është praktikë në Kosovë dhe jo vetëm, pasi ka bërë palestër, ka miratuar Rregulloren për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Paletrës, që është votuar nga asambleistët pa asnjë votë kundër! Pra, Rregullorja për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Palestrës është vendim i Kuvendit Komunal të cilin ne duhet ta zbatojmë. Para miratimit të kësaj rregulloreje, janë mbajtur edhe dëgjime publike, ashtu siç i përcakton ligji.

    Të nderuar bashkëqytetarë, pas shumë komenteve në lidhje me koston e mirëmbajtjes së palestrës sportive në Rahovec, ndjej për obligim të ju sqarojë se Kuvendi Komunal i Rahovecit, ashtu siç është praktikë në Kosovë dhe jo vetëm, pasi ka bërë palestër, ka miratuar Rregulloren për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Paletrës, që është votuar nga asambleistët pa asnjë votë kundër! Pra, Rregullorja për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Palestrës është vendim i Kuvendit Komunal të cilin ne duhet ta zbatojmë. Para miratimit të kësaj rregulloreje, janë mbajtur edhe dëgjime publike, ashtu siç i përcakton ligji.

    Ligji për Qeverisje Lokale na obligon që të rregullojmë edhe çështjen e palestrës, që është aset i Komunës. Si i tillë, shpenzimet për mirëmbajtjen e palestrës janë të mëdha dhe fondet që mblidhen nga të ardhurat shkojnë në mirëmbajtjen e palestrës.

    Kurse, në vendet e tjera që kanë palestër në Kosovë, përqindja e Komunës është edhe më e madhe. Sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Rahovecit, për ndeshjet që zhvillohen në palestrën e Rahovecit nga klubet sportive lokale, 80% e të ardhurave nga biletat i merr klubi e 20% Komuna e Rahovecit. Ndërsa, për reklamat lëvizëse, të gjitha të hyrat, pra 100% i merr klubi që i siguron reklamat! Për reklamat në objekt të palestrës ka pasur edhe 30% ulje të çmimit nga çmimi paraprak i propozuar. Gjithashtu, në rast të organizimit të ndonjë koncerti, 70% të të hyrave i merr organizatori e 30% Komuna, ndërsa, koncertet humanitare janë sigurisht falas.

    Ritheksoj se edhe këto të hyra, të cilat do të shkojnë të gjitha për mirëmbajtjen e palestrës nuk do të mjaftojnë, por Komuna do të sigurohet që palestra gjithmonë të jetë në funksion dhe gjendje optimale!

    Komuna e Rahovecit është e përkushtuar që të ndihmojë vazhdimisht edhe palestrën, edhe klubet sportive, gjë që është dëshmuar me finalizimin në kohë rekorde të palestrës dhe me rritjen e fondeve të ndara për klubet nga Komuna (shuma më e madhe e ndarë ndonjëherë) dhe ju sigurojmë se do të vazhdojmë të jemi pranë klubeve në çdo kohë, me të gjitha mundësitë!

    Të fundit nga rubrika

    Jepet kartoni i parë i bardhë në futboll, ja çfarë funksioni ka

    22/01/2023 - 16:25

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.