Ky është raporti i Komisionit Europian për Kosovën (Dok)

Komisioni Europian ka publikuar sot raportin e tij vjetor të zgjerimit, për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Ky raport jep në detaje paketën vjetore të zgjerimit, ku konstatohet vetëm një përparim i kufizuar i gjashtë vendeve, drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Europian, përcjell Klankosova.tv.

Sipas këtij raporti, ka një mundësi që të punohet më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, derisa Komisioni Europian, qëndron prapa vlerësimit të bërë në korrik të vitit 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Më poshtë gjeni raportin vjetor të Komisionit Europian për Kosovën.

Reklama