Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Reshjet do të jenë më të theksuar kryesisht tri ditët e para të javës, ndërsa tutje mot i qetë dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe verilindja me shpejtësi deri 17m/s, ndërsa në pjesën e Dukagjinit kryesisht në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë mbi 24m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike me theks të veçantë cilësisë së ajrit, pritet të jetë e mirë, falë kushteve të favorshme meteorologjike.

Reklama