
19-vjeçari që ka vdekur sot në Pataqan të Poshtëm të Rahovecit, është Hekuran Sulejmani.
RahoPress mëson se ai është gjetur pa shenja jete.

Pas ekzaminimit të mjekut kujdestar në vendin e ngjares, është konstatuar se i riu kishte ndërruar jetë.
Zyrtarisht, Policia ende nuk ka dhënë një sqarim për rrethanat e vdekjes së të riut, mirëpo ka dyshime të bazuara se bëhet fjalë për vetëvrasje.