Ky do të jetë moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ftohtë. Në mëngjes vende-vende do të ketë reshje bore, kurse gjatë ditës pritet që vranësirat të tërhiqen dhe të kemi edhe intervale kohore me diell. Do të ketë edhe erëra të cilat gjatë ditës e sidomos në mbrëmje do të qetësohen.

Në Shqipëri gjatë ditës do të ketë kthjellim të motit por do të jetë mjaft ftohtë.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pas një mëngjesi me vranësira gjatë dites së nesërme pritet kthjellim i motit por do të jetë ftohtë.

Të premtën në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët, herë pas here në disa rajone mund të ketë reshje të dobëta bore sidomos në mbrëmje, kurse në Shqipëri dhe rajon të premten pritet mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta. Mëngjesi do të jenë me acar.

Të shtunën pas një mëngjesi mjaft të ftohtë gjatë ditës në tërë rajonin pritet të kemi mot me intervae kohore me diell dhe vranësira të pakta, kurse nga e diela do të kemi ngritje të ndjeshme të temperaturave./Meteoballkan

Reklama